Partizani i Asanit dhe Belicës rikthehet në krye të renditjes

Partizani i Jasir Asanit dhe Egzon Belicës ka shënuar fitore 2:1 në ndeshjen si vendas ndaj Luftëtarit në kuadër të javës së 9-të në Superligën e Shqipërisë, duke u rikthyer në krye të renditjes para Skënderbeut që sot më herët gjatë ditës në Korçë kishte mundur Kamzën me rezultatin 2:0, njofton ‘infOSport.mk’.

Mensah në minutën e 21-të kaloi në epërsi Partizanin, teksa Shkurta 5 minuta para fundit të pjesës së parë barazoi shifrat në 1:1.

Fitoren skuadrës nga kryeqendra shqiptare i’a siguroi Bruno Telushi me një gol të shënuar nga pika e bardhë në minutën e 56-të.

Partizani-Luftëtari (Përmbledhje)

Partizani-Luftëtari (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в Неделя, 21 октомври 2018 г.

Oto Xhon (12’) dhe Dejvi Bregu (90+3’) ishin autorë të golave për Skënderbeun, skuadër kjo që edhe përkundër ndryshimeve të shumta në formacion, po tregohet si një kundërshtarë shumë i denjtë, duke mbyllur rrethin e parë të garave në pozitën e dytë me dy pikë më pak se Partizani.

Skënderbeu-Kamza (Përmbledhje)

Skënderbeu-Kamza (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в Неделя, 21 октомври 2018 г.

 

Leave a Reply