Shkëndija mund Vardarin, fiton edhe Shkupi, por dështon Renova

Derbi ndeshja e javës së 10-të në elitën e futbollit vendor i ka takuar Shkëndijës, skuadër kjo që si mysafir me rezultatin 2:0 mundi Vardarin, duke dëshmuar se për momentin është skuadër më e mirë dhe se jo rastësisht mbajnë epitetin e skuadrës kampione.

Nga një gol në secilën pjesë shënuan futbollistët e Shkëndijës, me Eminin i cili realizoi golin e parë në minutën e 3-të shtesë të pjesës së parë dhe Besart Ibraimin, i cili në minutën e 90-të shënoi edhe golin e dytë, duke iu mbyllur gojën tifozëve vendas ‘komitët’, të cilët pikërisht në ato momente për të satën herë në takimin e sotshëm në korr ofendonin shqiptarët.

Me po të njëjtin rezultat, 2:0, fitore shënoi edhe FC Shkupi që në Çair mundi Sileksin, ndërkohë Renova u dorëzua përballë Rabotniçkit, që nga Tetova u largua me fitoren 2:0.

Fitoreve në ndeshjet e sotme iu gëzuan edhe Bellasica dhe Makedonija Gj.P që si vendas mundën Pobedën, gjegjësisht Akademia Pandevin. (Foto: gol.mk)

LPFM, Java X
Bellasica 2 – 1 Pobeda
Makedonija Gj.P 1 – 0 A. Pandev
Renova 0 – 2 Rabotniçki
Shkupi 2 – 0 Sileksi
Vardari 0 – 2 Shkëndija

Leave a Reply