Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prej disa ditësh ka deklaruar se do të mbyllë njëherë e përgjithmonë bastet sportive.
Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” në Tv Klan dhe aty duke folur për çështjen e basteve ai ngacmon disi tifozët e Interit teksa thotë:
“Dhe atyre tifozëve të Interit iu them që të vënë çfarë kanë për të vënë deri më 31 dhjetor. Më pas nuk kanë më çfarë të humbasin, do shpëtojnë edhe ata”.
Ndërkohë nisma e qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive hyn në fuqi në 1 janar të vitit të ardhshëm. Ndryshe, Edi Rama njihet si tifoz i Juventusit.