Akademia Pandev ka harruar të shënojë

Akademia Pandev ka harruar të shënojë. Skuadra e trajnerit Jugoslav Trençovski, që gjatë ditës së sotme do të përballet me Makedonija Gj.P në kuadër të javës së 10-të në LPFM, tashmë në plotë 4 ndeshje me rradhë nuk po gjen dot rrjetën kundërshtare, përfshirë këtu edhe ndeshjen e 1/8 së finales në kuadër të Kupës ndaj Bregallnicës, kur në Strumicë u mund me rezultatin minimal 1:0, mirëpo vetëm falë fitores në ndeshjen e parë në Shtip (6:2) vazhdoi për në raundin tjetër.

Akademia Pandev në 3 ndeshjet e fundit kampionale ka regjistruar dy disfata dhe një barazim, atë pa gola ndaj Shkëndijës në kuadër të javës së 8-të.

Plotë 373 minuta pa gol të shënuar, përfshirë këtu edhe ato 13 minuta të fundit nga ndeshja ndaj Pobedës në Manastir, kur kishte shënuar fitore 2:4, e ku golin e fundit në minutën e 77-të e kishte realizuar Lupço Doriev nga penaltia.

Mirëpo edhe përkundër kësaj krize skuadra nga Strumica figuron lartë në renditje, në pozitën e tretë me 16 pikë, po aq sa ka edhe Shkëndija në pozitën e dytë.

 

Leave a Reply