FC Shkupi në kuadër të javës së 10-të në elitën e futbollit vendor të dielën në Çair do të mirëpret Sileksin. Është ky një duel midis dy ish skuadrave kampione të vendit, që këtë edicion nuk po kalojnë momente të mira në kampionat, mirëpo që shpresojnë se nesër do të nxjerrin më të mirën dhe do të arrijnë deri tek fitorja.
“Vërtet jemi në një periudhë të vështirë dhe në krizë rezultatet, por mendoj se kjo pauzë ishte e mirëseardhur për të punuar së bashku me ekipin dhe trajnerin e ri, që të përgatitemi në planin fizik dhe të punojmë edhe në pjesën taktike. Definitivisht nuk meritojmë të jemi në pozitën e fundit, por jam i sigurt se për kohë të shkurtë kjo do të ndryshojë. Kemi ekip të mrekullueshme në të cilën unë besoj, kemi kualitet për të siguruar dalje në Evropë dhe mendoj se është koha për ta dëshmuar këtë. Të dielën na pret një ndeshje e vështirë, pasi që përballjet me Sileksin gjithmonë kanë qenë të vështira, ata janë një ekip e fortë, por ne nuk na mbete asgjë tjetër përveç se të firojmë dhe të dalim nga kjo krizë. Falënderim të madh deri tek tifozët , të cilët edhe përkundër rezultateve të dobëta që i kemi treguar, po na përkrahin në secilën ndeshje. Shpresoj që të dielën më në fund do të fitojmë dhe do ti gëzojmë” – tha portieri i FC Shkupit, Igor Aleksovski.
Përballja Shkupi – Sileksi luhet të dielën në stadiumin e Çairit në Shkup me fillim në orën 14:30, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri nga Strumica, Vasko Mavrov.