Arijan Ademi ka shënuar gol në fitoren 4:1 të Dinamo Zagrebit në transfertën ndaj Istras së Agron Rufatit, njofton ‘infOSport.mk’. Ademi realizoi golin e tretë për skuadrën nga kryeqendra kroate, kur me kokë arriti që të mposhtë portierin Livakoviç, i cili kapituloi edhe në tre raste tjera përballë Petkoviç (8’), Gavranoviç (65’) dhe Budimir (90+3’).
Për Ademin ishte ky goli i parë i shënuar këtë edicion në elitën e futbollit kroat, ndërsa përveç tij te Dinamo luajti edhe Amir Rahmani, i cili në minutën e 63-të u ndëshkua me të verdhë.
Përfaqësuesi i Kosovës luajti për gjatë 90-të minutave te Dinamo, ndërsa vlen të përmendet se te Istra tërë ndeshjen e zhvilloi edhe Agron Rufati, anëtari i përfaqësueses U21 të Maqedonisë.
Me këtë fitore Dinamo Zagrebi vazhdon të kryesojë renditjen me 27 pikë, 4 më shumë se Osijeku i vendit të dytë, ndërkohë Istra me vetëm 8 pikë ndodhet në pozitën e parafundit.