Takimi i xhiros së tretë në elitën e basketbollit vendor ndërmjet Shkupit dhe Feni Industri është shtyrë. Përballja në fjalë ishte e programuar të luhet sot nga ora 13:00, mirëpo për shkak kushteve jo të mira për lojë në palestrën në Çair, referët në konsultim me delagatin e ndeshjes kanë vendosur që ndeshja të mos zhvillohet.
Kryesia e Shkupit brenda 24 orëve do të duhet të gjejë një alternativë tjetër për tu zhvillar përballjen me Feni Industrinë. Kujtojmë se për skuadrën nga Çairi ky është sezoni i dytë që e zhvillon në Ligën e Parë të Basketbollit të Maqedonisë.