Nesër në kuadër të Ligës së Dytë do të zhvillohen ndeshjet vetëm nga Konferenca e Perëndimit dhe jo ajo e Lindjes. Arsyeja është se pjesa më e madhe e skuadrave të kësaj konference janë pa disa nga futbollistët e tyre, që me përfaqësuesen amatore të Maqedonisë po marrin pjesë në UFEA Regions Cup, që po mbahet në Irlandën e Veriut, njofton ‘infOSport.mk’.
Ndryshe java e 10-të sjellë disa ndeshje mjaft interesante, ku fituesi do duhet të harxhojë shumë energji për të marrë 3 pikët e plota. Gostivari që javën e kaluar u mund në shtëpi nga Labunishta, sërish do të luaj para tifozëve të vetë, kësaj rradhe me Korabin, ndaj së cilës skuadër kishte shënuar fitore në ndeshjen e tyre të parë të këtij sezoni të zhvilluar në Dibër.
LDFM, Java X | ||
Gostivari | 20.10. 14:30 | Korabi |
Pelisteri | 20.10. 14:30 | Skopje |
Teteksi | 20.10. 14:30 | Genç Kalemler |
Vëllazërimi | 20.10. 14:30 | Labunishta |
Struga Trim & Lum | 21.10. 14:30 | Goblen J. |
Edhe pse Gostivari është favorit ë letër në këtë përballje, paraqitjet e fundit të kësaj skuadre nuk lënë shumë hapësira për një etiketim të tillë.
Vëllazërimi si vendas përballë Labunishtës do të kërkojë 3 pikëshin e parë pas dy ndeshjeve rradhazi pa fitore, dhe njëkohësisht hakmarrje për atë disfatë minimale në ndeshjen e parë në Strugë, në Manastir Pelisteri me pronarë të rinj do të mirëpret Skopjen në duelin e dy skuadrave që edicionin e kaluar ishin pjesë e më të mirëve, ndërsa në Tetovë do të zhvillohet derbi i Pollogut midis Teteksit vendas dhe Genç Kalemlerit nga Gostivari.
Java e 10-të mbyllet të dielën me ndeshjen midis Struga Trim Lum dhe Goblen Junior, ndeshje kjo që pritet të sjellë shumë paqartësi.