E diela në futbollin vendor sjellë ndeshjet e javës së 10-të, ku e gjithë vëmendja do të përqëndrohet te derbi ndeshja midis Vardarit dhe Shkëndijës, njofton ‘infOSport.mk’. FFM tashmë ka caktuar edhe arbitrat e të gjitha takimeve, ndërsa nderin për të drejtuar këtë super ndeshje do ta ketë Marjan Markoski nga Ohri, me ndihmësit e tij Kushtrim Lika dhe Simon Grdanoski. Arbitrë i katërt do të jetë Zharko Todorovski, ndërkohë dy arbitrët shtesë pranë golit do të jenë Marjan Stojanovski dhe Aleksandar Grujoski.
Strugani Jovan Kaçevski do të ndajë drejtësinë në ndeshjen tjetër derbi midis Renovës dhe Rabotniçkit në Tetovë, ndërkohë në Çair përballjen midis dy ish kampionëve të vendit, FC Shkupit dhe Sileksit do ta referojë Vasko Mavrov nga Strumica.
Dimitar Meçkarovski është caktuar kryesor për takimin midis Bellasicës dhe Pobedës, teksa ndeshja në Shkup midis Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Akademia Pandevit i është besuar, Aleksandar Stavrevit.
Të gjitha ndeshjet e javës së 10-të në LPFM në program janë të dielën me fillim në ora 14:30.