Kapiteni i Rabotniçkit, Dushko Trajçveski, ka paralajmruar se skuadra e tij në transfertën që do ta zhvillojë të dielën ndaj Shkëndijës do të sigurojë zyrtarisht daljen në Evropë. Të përzgjedhurit e Viktor Trenevski, do të tentojnë që të shfrytëzojnë momentin negativ të nënkampionëve të Maqedonisë, të cilët mbrëmë humbën edhe finalen e Kupës.
“Na pret ndeshje me Shkëndijën në Tetovë. E respektojmë kundërshtarin, mirëpo ne do të mundohemi të shfrytëzojmë momentin negativ që po kalojnë ata, duke parë që humbën edhe finale në Kupë nga Pelisteri. Gjithsesi ne jemi në hapa të duhur për të përmbushur objektivin tonë, që të sigrojmë dalje në Evropë dhe do të japim maksimumin që të ngelemi të pamposhtur të dielën ndaj Shkëndijës”, është shprehur kapiteni i “romantikëve”, Dushko Trajçevski për faqën zyrtare të klubit.