E diela në elitën e futbollit vendor do të na sjellë derbi ndeshjen midis dy skuadrave të para në renditje, Vardarit dhe skuadrës kampione në fuqi, Shkëndijës, njofton ‘infOSport.mk’. E njëjta është shpallur e rrezikut të lartë, që automatikisht nënkupton se në këtë ndeshje nuk do të ketë tifoz mysafir.
“Duke pasur parasysh rrezikun e lartë të këtij takimi, edhe kjo ndeshje do ti nënshtrohet ndalimit për prezencën e tifozëve mysafir. Të njëjtëve nuk do ju lejohet hyrja në tribunat e stadiumit. Gjatë blerjes së çdo bilete, do të kërkohet mjet identifikimi. Bileta do të kushtojë 100 denarë. Ndalohet futja e çdo mjeti piroteknik, mjeteve të rënda, ashtu që apelojmë deri tek të gjithë simpatizantët për një anim fer dhe korrekt në tribuna. Të tregojmë sjellje sportive dhe të dëshmojmë se Vardari ngadalë, por me meritë po rikthehet aty ku edhe e ka vendin, në krye të tabelës’ – thuhet në njoftimin e skuadrës së Vardarit.
Derbi ndeshja midis Vardarit dhe Shkëndijës do të zhvillohet të dielën (21 tetor) në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në Maxhari me fillim në ora 14:30. Dyert e stadiumit për këtë përballje do të jenë të hapura nga ora 13:30, ndërsa të njëjtat do të mbyllen në ora 14:20.