Futsal Shkupi ka shënuar edhe fitoren e 6-të nga po aq ndeshje të zhvilluara në elitën e futsalit vendor, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra nga Çairi sonte në Veles mundi ekipin e Gemixhi me rezultatin e thellë 1:7, duke konfirmuar formën e mirë në të cilën ndodhet. Bejtulla Jakupi dhe Ivan Sotirovski shënuan nga dy gola në këtë përballje, në të cilën ‘bardhekaltërit’ në asnjë moment nuk e diskutuan fitoren, ndërsa nga një gol realizuan edhe Arsim Fazliu, Eroll Dalip dhe Haris Fazliu.
Falë kësaj fitore Futsal Shkupi tashmë numëron 18 pikë, duke lënë shumë mbrapa vetes konkukrrentët e tij, ndërsa javën që vjen si vendas në Shkup do të mirëpret ekipin e Shkëndijës, një skuadër tjetër që këtë vit u inkuadrua në mesin e skuadrave më të mira në futsalin vendor.