Të shtunën në Tetovë do të zhvillohet turneu i 17-te ndërkombëtare i karatesë, “Tetova Open 2017”. Organizatori i këtij turneu me karater ndërkombëtarë të karatesë është klubi i karatesë Fati, që drejtohet nga mjeshtri i këtij sporti Arlind Huseini. Në pragë të mbajtjes të këtij evenimenti ndërkombëtar të karatesë, organizatori, Arlind Husieni për Klan Maqedoni, deklaroi se pjesëamrrës do të jenë karateistë më të mirë nga vendi dhe rajoni.
“Janë të ftuar pjesëmarrës nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali Zi , Bullgaria, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia. Të gjitha gjashtë shtetet që i përmenda kanë konfirmuar ardhjen dhe presim masivitet të madh në Tetova Open” – deklaroi trajner i KK Fati, Arlind Huseini.
Turneu do të zhvillohet në sallën e sportit te shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë, me fillim në orën 10:00, ndërsa hapja solemne është caktuar në ora 12:00. Garat do të zhvillohen në kata dhe kumite në të gjitha kategorit për djem dhe vajza. Organizatori për të gjithë më të mirët do të ndajë kupa, medalje dhe diploma, ndërsa shpërblime do të ketë edhe për ekipet më të mira.