Pas arkivimit të ndeshjeve të kombëtareve, kampionatet janë gati të rikthehen dhe në Itali po pritet me padurim super ndeshja e javës së nëntë, me Inter-in që do të presë Milan-in në “San Siro”
Të dy skuadrat po përgatiten për derbin, Spalletti dhe Gattuso po studiojnë formacionet që do të hedhin në fushën e lojës nga minuta e parë.
Këto janë formacionet e mundshme:
Inter (4-2-3-1): Handanovic; Vrsaljko, Skriniar, de Vrij, Asamoah; Brozovic, Gagliardini; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi.
Milan (4-3-3): Donnarumma; Abate, Musaçhio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Higuain, Calhanoglu.