Duket se largimi i Khabib Nurmagomedov nga artet marciale mikse nuk do të jetë një gjë që do të ndodhë tani shpejt.
I sigurtë për këtë gjë është presidenti i UFC-së, Dana Uajr, i cili në një intervistë për televizionin amerikan TMZ, tha se situata do të vazhdojë të jetë si më parë.
‘Gjithçka është OK. Marëdhënia jonë me Khabib është shumë e mirë’, tha numri 1 i UFC-së.
‘Të gjithë janë duke shkruar gjëra të pavërteta në media. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë. Ky sport është edhe biznes e brenda një jave kanë ndodhur shumë gjëra të tjera’, shtoi më tej Dana Uajt, që foli për herë të parë që pas eventit UFC-229.
Deklaratë kjo që qetëson fansat e kampionit të peshës së lehtë në artet marciale mikse, që kishte kërcënuar UFC-në se do të largohet nëse kolegut të tij Zubaira Tukhogov nuk i lejohet të duelojë. Ndërkohë që, Khabib ka konfirmuar se ka marrë oferta edhe për të dueluar në ËËE.
‘Është e vërtetë që Khabib është mërzitur pak me atë që ndodhi pas eventit UFC-229, por është e qartë që kjo sfidë ishte shumë personale për rusin. Khabib është një djalosh i mirë dhe kemi patur gjithnjë një marrëdhënie të mirë mes nesh. Ai do të qëndrojë me ne’, tha Dana Uajt.