Merkato e verës po afrohet, ndërsa me të bashkë afrohen edhe thashethemet dhe spekulimet nga më të ndryshmet rreth lëvizjeve të futbollistëve. Së fundmi
“Digitalb” ka ardhur me një reklamë të re, me “fanta-merkato”, ndoshta paksa edhe të shfrenuar, por mjaft interesante.
Strakosha tek Interi, Murinjo te Milani, Guardiola tek Interi, Kapelo te Shqipëria, Ronaldo te Juventusi, por pa mundur të zë një vend në formacionin bazë…
Të gjitha këto lëvizje, vetëm e vetëm për të shpalosur ofertën më të re të kësaj platforme mbarëkombëtare, e cila ështe e pranishme thuajse në çdo shtëpi tonën.