Sulmuesi i Tiranës Dejan Blazhevski, është dëmtuar së fundmi dhe shqetëson bardheblutë para transfertës me Flamurtarin në Vlorë. Shënuesi më i mirë i kryeqytetasve të Shqipërisë, me tre gola të realizuar, ende nuk është rikuperuar.
Ai është rikthyer në Shkup, ku po kryeson fazën riaftësuese dhe shpresohet shumë që të jetë gati për ndeshjen me vlonjatët. Shtyrja për të hënë ka rritur shpresat dhe stafi mjekësor është optimist se sulmuesi do të jetë gati.