Angellovski: Sonte të gjithë ne gabuam

infOSport.mk nga Erevani

Sonte të gjithë gabuam. Kështu e nisi konferencën për shtyp seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski, pas debaklit që ‘verdhekuqtë’ e pësuan në transfertën ndaj Armenisë. Edhe pse nuk deshi të komentojë referimin, sipas tij sonte edhe arbitri suedez ishte ai që gabonte.

“Ndarjen e drejtësisë nuk e komentojë, një gjë të tillë nuk e bëjë asnjëherë. Sonte të gjithë neve gabuam, duke filluar që nga unë, futbollistët dhe atë që përmendët ju në pyetjen e juaj (arbitri). Që para fillimit të ndeshjes thash se duhet të jemi në nivelin më të lartë sonte, ndërsa një gjë të tillë nuk bëmë. Kemi ende ndeshje për të zhvilluar, patjetër do duhet që të rikthehemi psiqikisht nga e gjithë kjo” – tha  fillimisht Angellovski, i cili tha se nuk është nevoja që të akuzohet dikush sonte, pasi është ai që bënë zgjedhjen e futbollistëve që do luajnë.

“Unë bëjë zgjedhjen e futbollistëve, ashtu që mund të them se unë jam i pari që kam gabuar. Nuk ka nevojë që të akuzojmë dikë, pasi çdo kush mund të ketë një ditë të keqe, madje edhe arbitri” – u shpreh Angellovski.

Në pyetjen lidhur me kundërshtarin e tyre, seleksionuesi i Maqedonisë tha: “Nuk jam i befasuar nga asgjë në taborin e Armenisë. Këtë ndeshje nuk e humbëm për arsye taktike, por për shkak gabimeve individuale. Isha befasuar kur Armenia kishte pësuar nga Gjibraltari, andaj futbolli është shumë interesant, pasi secili mund të fitojë cilën do skuadër”.

Leave a Reply