Nadal nuk merr pjesë në turnetë e Bazelit dhe Vienës, rrezikon kreun!

Tenisti spanjoll Rafael Nadal thuajse është më se e sigurtë se nuk do të marrë pjesë në turnetë e Bazelit dhe të Vienës që në program janë gjatë dy javëve në vijim.

Numri 1 i Botës në tenis në konkurrencën e meshkujve nuk është ende gati, ndaj nuk do të zbresë në fushë edhe pse kjo mungesë mund t’i kushtojë shumë, pasi do të humbiste kreun e renditjes botërore.

Por Nadal mendon me shumë për shëndetin, ndaj preferon që të rikthehet në fushë kur të jetë 100% gati dhe më shumë gjasa do të luajë në turneun e fundit Masters, atë të Parisit.

“Nuk jam ende gati dhe nuk dua të rrezikoj. Stërvitem mirë, por nuk kam përse të sforcohem fizikisht. Objektivi im është të luaj në turneun Masters të Parisit dhe më pas në finalet e Championship, në Londër. Më vjen keq për fansat e mi në Bazel dhe Vienë, por shpresoj të jem në këto turne vitin tjetër”, u shpreh Rafael Nadal.

Në rast se tenisti serb, Novak Djokoviç do të luante në një nga këto dy turne dhe do kishte dalë fitues, atëherë ai do të fitonte të paktën 500 pikë dhe do të parakalonte spanjollin në krye të renditjes.

 

Leave a Reply