Ai që shënon çdo herë nga distanca, nuk kishte fat nga 11-të metra (VIDEO)

Besart Ibraimi, ai që shënon çdo herë gola spektakolar dhe që është për të dytin vit kryesuesi i golashënuesve në elitën e futbollit vendor, nuk kishe fat që të shënoj mbrëmë nga pika e bardhë për Shkëndijën në finale të Kupës.

Në një moment të rëndësishëm të skuadrës, dështuan dy nga futbollsitët më të mirë, që janë pjesë edhe përfaqësueses së Maqedonisë, Ibraimi dhe Abdurahimi, që të dy humbën dhe ishin të pafat në gjuajtjet e 11-metarshave në finale e Kupës së Maqedonisë, në të cilën në fund trofeut iu gëzua Pelisteri.

Shkëndija humbi të katërtën finale në Kupën e Maqedonisë. Është e thënë se gjuajtja e penaltive është çështje fati, shembull konkret ishte ndeshja finale e edicionit të 25-të të Kupës së Maqedonisë, ku Shkëndija kishte lojën nën kontroll gjatë 90-të minutave, duke krijuar raste të shumta, ndërsa Pelisteri gjatë gjithë kohës ishte e orientuar në mbrojtje, për të shfrytzuar ndonjë mundësi për kundërsulme dhe kështu deri në fund çoi ndeshjen deri në gjuajtjen e penalltive.

Kjo nuk është finalja e vetme që Shkëndija e humb me penalti, pasi edhe në vitin 2013, në finale e zhvilluar ndaj Teteksit, “Kuqezinjët” humbën trofeun pas ekzekutimit të 11-të metërshave./”InfOSport.mk”


Foto: Gol.mk

Leave a Reply