Kampioni i kategorisë së lehtë në UFC, Khabib Nurmagomedov është një fans i madh i klubit të futbollit Anzhi Makaçkala, pjesë e së cilës janë tre futbollistët shqiptarë, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Bernard Berisha. Ai ka kujtuar një ngjarje që i kishte ndodhur si i ri, të cilën e ka ndarë me fansat e tij në ‘Instagram’.
‘E kujtoj se gjatë vitit 2001 dy herë kam udhëtuar drejt stadiumit ‘Dinamo’. Nuk kisha të holla për biletë, mirëpo shumë kisha dëshirë të bëja tifo për Anzhin. Atëherë kishte një shok (quhej Gazijev), me të cilin stërviteshim bashkë në njëpalestër në mundje – stil i lirë. Ai ishte në grupin e më të moshuarve, ndërsa unë tek ai i të rinjëve. Dhe ai më kishte lëshuar që të futem në stadium pa biletë. Nuk kishte ulëse, kam ndejtur në këmbë për 90 minuta. Që nga atëherë kanë kaluar plotë 20 vite dhe që nga atëherë kanë ndryshuar shumë gjëra’ – kishet shkruar Nurmagomedov në rrjetin social.
Khabib duhet të marrë 2 milion dollarë për luftën ndaj Konor MekGregor, mirëpo fati i honorarit të tij ende mbetet i paqartë pas asaj që ndodhi pas përfundimit të luftës brenda në kafaz, kur Nurmagomedov sulmoi njërin prej personave të ekipit të irlandezit, Dylan Denis. Sipas asaj që flitet, Komisioni i Sporteve në Nevada mund ti heq gjithë shumën, edhe pse sipas numrit një të UFC-së, Dejn Uajt, më e logjikshme do të ishte që dagestanezi të paguajë një gjobë në vlerë prej 250 000 dollarë.