Ja çfarë ndodh nëse Kosova përfundon e para në grup

Kosova mbrëmë barazoi 1:1 në transfertën kundër Ishujve Faroe në ndeshjen e javës së katërt të Grupit 3 të Ligës së Kombeve.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar, “Dardanët” janë të parët në grup me 8 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani i vendit të dytë.

Nëse Kosova përfundon e para në grup atëherë sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës C.

Gjithashtu do të luaj në “Play-offin” e Ligës D kundër fituesve të tre grupeve tjera dhe fituesi do të kualifikohet në Kampionatin Europian.

Kujtojmë se në dy ndeshjet e fundit Kosova luan në transfertë ndaj Maltës dhe pret në “Fadil Vokrri” Azerbajxhanin.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply