Fitorja 4:1 ndaj Lihtenshtejnit dhe parasëgjithash loja e shfaqur në fushën e futbollit nga ana e futbollistëve të përfaqësueses së Maqedonisë ka lënë të kënaqur që të gjitha, e në veçanti trajnerin, Igor Angellovski, i cili në konferencën për shtyp të organizuar pas ndeshjes tha se ndjehet krenar që punon me këtë grup futbollistësh.
“Meritorë për triumfin janë futbollistët dhe unë jam shumë i lumtur që punoj me kësi lloj futbollistësh dhe ne të gjithë duhet të jemi krenar për ta.”
“Unë çdo herë e përgatis ekipin që të shënojë një gol më shumë se kundërshtari, kështu që gjithçka ishte okej dhe jam i kënaqur me fitoren” – tha Angellovski, i cili megjithatë thotë se ende nuk ka përfunduar asgjë, pasi Maqedonia deri në mbyllje të ciklit të parë në kuadër të Ligës së Kombeve duhet të zhvillojë edhe tre ndeshje të tjera.
“Kemi edhe tre ndeshje tjera dhe atëherë do të mbarojë gjithçka. Ne po luftojmë edhe me grupet tjera që të bëjmë një rang më të mirë. Kemi motiv dhe shpresojmë që kështu të vazhdojmë”.
“Mirë e dimë se Maqedonia si kalonte në të kaluarën me kësi lloj përfaqësuese. Mirëpo tani është ngritur niveli dhe kemi kualitet, me çka duhet të krenohemi” – u shpreh Angellovski, i cili foli edhe me virozën që kishte kapluar disa nga futbollistët dhe që kishte komplikuar formacionin.
“Mendojë që situata me virozën e komplikojë formacionin. Për këtë arsye disa prej lojtarëve nuk ishin pjesë e formacionit, por në të kundërtën gjithçka shkoi mirë. Nesterovski 20 minuta para përfundimit të ndeshjes kërkoi zëvendësim, ajo ishte e gjitha” – përfundoi Angellovski.
Maqedonia me 9 pikë maksimale kryeson bindshëm grupin 4 në Ligën ‘D’, ndërsa ndeshjen e rradhës të përzgjedhurit e trajnerit Angellovski do ta zhvillojnë në transfertën në Erevan ndaj Armenisë, skuadër kjo që sot u turpërua para tifozëve të saj, duke u mundur nga autsajderi, Gjibraltari.