Maqedonia dhuron spektakël gjatë 45 minutave të para ndaj Lihtenshtejnit

Përfaqësuesja e Maqedonisë po dhuron spektakël në ‘Telekom Arena’ gjatë 45 minutave të para në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit të katërt në Ligën ‘D’ të Ligës së Kombeve ndaj Lihtenshtejnit, njofton ‘infOSport.mk’.

3:1 është rezultati në favor të ‘verdhekuqve’, të cilët brenda 30 minutave të para avansuan me dy gola epërsi falë finalizimeve të Aleksandar Trajkovskit (10’, 30’). Nuk  vonoi shumë dhe 6 minuta më pas në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Goran Pandev, i cili në ndeshjen e tij të 97-të me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë realizoi golin e tij të 33-të.

Një gabim në mbrojtje nga ana e Visar Musliut bëri që Lihtenshtejni në minutën e 37-të të shënojë golin e parë në këtë takim, me autorë Jildiz, gol ky që doli të jetë edhe i fundit gjatë 45 minutëshit të parë.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë të këtij grupi, Gjibraltari shkroi historinë duke mundur Armeninë në Erevan me rezultatin 1:0, që ishte njëherit fitorja e parë për këtë kombëtare në një ndeshje zyrtare.

Leave a Reply