Maqedonia sulmon Lihtenshtejnin me 5 shqiptarë

Maqedonia sonte në “Telekom Arena” në Shkup do të zhvillojë ndeshjen e tretë në kuadër të grupit 4 në Ligën “D”, e vlefshme për Ligën e Kombeve, njofton “infOSport.mk”. Kundërshtarë i ‘verdhekuqve’ do të jetë kombëtarja e Lihtenshtejnit, një  mushteri i vjetër, që në 7 ndeshjet e deritanishme përballë Maqedonisë ka nxjerrë vetëm një barazim, ndërsa ka pësuar edhe një ndër disfatat më të rënda, 1:11, kur Maqedonia udhëhiqej nga seleksionuesi Gjoko Haxhievski.

Tashmë nën drejtimin e Igor Angellovskit përfaqësuesja maqedonase po bënë shumë mirë dhe vazhdimisht po shënon ngritje në renditjen e FIFA-s, kjo falë rezultateve pozitive, që shpresojmë të arrihet një i tillë edhe sonte.

Angellovski për ndeshjen me Lihtenshtejnin në formacionin e parë ju ka besuar plotë 5 futbollistëve shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe edhe i rikthyeri Ferhan Hasani. Përveç tij në mbrojtje do të jetë dyshja e Shkëndijës, Egzon Bejtullai dhe Visar Musliu, ndërsa në mesfushë Enis Bardhi, bashkë edhe me Elif Elmas dhe Aleksandar Trajkovski.

Më poshtë keni formacionet e përfaqësueseve të Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit, skuadra këto që ndeshjen e tyre do ta nisin në ora 20:45.

Leave a Reply