Janë mbyllur ndeshjet e javës së 9-të në Ligën e Dytë Perëndim, ku në program ishin 3 nga gjithsej 5 ndeshjet e parapara, njofton ‘infOSport.mk’.
Gostivari ka dështuar në terren vendas për herë të parë prej kur se kjo skuadër udhëhiqet nga trajneri Erxhan Menga. Skuadra e tij sot u mund në shtëpi nga Labunishta, skuadër kjo që tashmë kryeson renditjen me 18 pikë, një më shumë se Struga Trim Lum, që ndeshjen e saj do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme kundër Genç Kalemler në Strugë.
Korabi u mund në transfertën në Manastir ndaj Pelisterit, edhe atë falë një goli të shënuar vetëm në minutën e 94-të nga ana e Bllagojçe Gllavevskit. Deri në ato momente reuzltati ishte i barabartë 1:1, ku golin e vetëm për skuadrën dibrane e kishte shënuar Ujkan Muça në minutën e 70-të, teksa në minutën e 55-të nga penaltia Bllagoja Naumoski kishte shënuar golin e parë.
Ndërkohë derbi shqiptarë midis Goblen Junior dhe Vëllazërimit i zhvilluar në stadiumin e Maxharit në Shkup u mbyll me barazimin 1:1.
Java e 9-të mbyllet me 23 tetor kur Teteksi dhe Skopje do të zhvillojnë ndeshjen e mbetur në Tetovë.
LDFM – Perëndim, Java 9 | ||
Goblen J. | 1 – 1 | Vëllazërimi |
Gostivari | 0 – 1 | Labunishta |
Pelister | 2 – 1 | Korabi |
Struga Trim Lum | 14.10 | Genç Kalemler |
Teteksi | 23.10 | Skopje |