Pas 17 viteve, skuadra e Monakos edhe zyrtarisht është kampion i ri elitës në Francë. Djemtë e trajnerit Zhardim fituan 2:0 ndeshjen ndaj Sent Etienit, për festë të madhe në tribunat e “Luj Vtori”.
Sërish futbollist i ndeshjes ishte Kilian Mbape. I riu francez shkëlqeu në terren, ndërsa me golin spektakular të realizuar në minutëne 19-të, paralajmroi fitore në këtë përballje, që në minutën e 90-të e vulosi Zhermen.
Definitivisht kjo është gjenerata më e mirë e Monakos, të cilët zhvilluan një sezon fantastik në kampionatin e Francës poashtu edhe në Ligën e Kampionëve, ku u eliminuan në gjysmëfinale nga Juventusi.