Mick Shumaher, i biri i legjendës së Formula1, Mihael Shumaher, është shumë pranë titullit kampion i Europës në Formula 3, gjë që do t’i ofrojë një mundësi më shumë në të ardhmen në F1.
Të shtunën dhe të dielën në Hokenhajm, në territorin gjerman, 19-vjeçarin Mick e ndan vetëm një hap larg për të fituar titullin e kampionit.
Pas nëntë fundjavave gara (tri gara në fundjavë) ai numëron 49 pikë përpara rivalit të tij, britanikut Dan Tickum.
Një titull ose një vend i dytë në F3 do ti jepte të drejtën Mick Shumaher për një “Super License FIA”, e rëndësishme për të kandiduar në F1.