Khabib Nurmagomedov dhe Konor MekGregor hedhin paq pas rrëmujës që shkaktuan në përfundim të duelit mes tyre në Las Vegas.
Komisioni i Sporteve të Nevadës njoftoi se dy luftëtarët e UFC-së janë pezulluar përkohësisht për incidentet që ndodhën pas ndeshjes mes tyre.
Dënimi do të hyjë në fuqi të hënën dhe do të zgjasë minimumi deri në datë 24 tetor, atëherë kur do të mbahet një seancë dëgjimore ku do të përcaktohet dënimi për dy luftëtarët.
Pas këtij lajmi, Khabib ka reaguar duke thënë se do ta lërë UFC-në nëse do të pezullohet miku i tij Zubaira Tukhogov, i cili hyri në oktagon dhe goditi MekGregorin pas përfundimit të ndeshjes.