Kampioni i UFC-së në kategoritë e lehta, Khabib Nurmagomedov është nderuar me titullin ‘Qytetar Nderi i Groznit’. Ai këtë çmim e morri nga vetë lideri i çeçenëve, Ramzan Kadirov.
‘Shtrova një darkë zyrtare në nder të vëllaut tonë të dashur, Khabib Nurmagomedov. Të enjten ai ishte mysafiri im special në Grozni. Khabib është një nga luftëtarët më të mëdhenj në artet marciale të përziera. Ai ka 27 meçe dhe 27 fitore, duke qenë mbi të gjithë rivalët e tij. E gjithë bota vazhdon të flas për fitoren e tij bindëse ndaj irlandezit Konor MekGregor. Në takimin me Khabib ftova gjithashtu edhe luftëtarët e njohur nga klubi i njohur çeçen ‘Ahmat’. Kryetari i qytetit të Groznit, Ibrahim Zakriev njoftoi se Khabib është stolisur me titullin ‘Qytetar nderi i Groznit’’ – njoftoi Kadriov, i cili gjithashtu Nurmagomedovit i dhuroi një veturë të markës së njohur ‘Mercedes’.
‘Një falënderim i madh për Ramzan Ahmatoviç Kadirov dhe gjithë vëllezërit e mi në Çeçeni. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa u jam falënderues për përkrahjen që më jepni. Falënderoj Allahun e Lartëmadhëruar që na bëri gjithë neve vëllezër në religjionin tonë. Dhe një falënderim i madh për dhuratën që më bëri presidenti, e aq më tepër për respektin që tregoi ndaj meje’ – kishte shkruar Nurmagomedov në profilin e tij në ‘Instagram’.