Ndeshja midis Malit të Zi dhe Serbisë e vlefshme për grupin 4 në Ligën ‘C’ të Kombeve kishte një fillim jo të mbarë, pasi para fillimit të kësaj ndeshje që u zhvillua në Podgoricë erdhi deri te një rrahje masive mes tifozëve malazez në tribunën jugore.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e këtij vendi dhe ato serbe, deri te një rrahje brutale midis “vëllezërve” malazez erdhi për shkak se nga disa prej tyre ishin dëgjuar thirrjet ‘Serbi, Serbi…’, gjë kjo që nuk i kishte pëlqyer pjesës tjetër.
Edhe përkundër këtij incidenti ndeshja startoi, ndërsa në fund fitores minimale iu gëzua Serbia, që tashmë me 7 pikë kryeson grupin para Rumanisë që ka 5 pikë, teksa Mali i Zi me 4 pikë renditet në pozitën e tretë.