Kampionja e Botës, Franca nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2:2 në miqësoren e zhvilluar në Gingan ndaj Islandës. ‘Gjelat’ pësuan dy gola nga mysafirët, ndërsa i shpëtuan turpit vetëm në 5 minutat e fundit të takimit.
Birkir Bjarnason në minutën e 30-të shënoi golin e parë për Islandën, teksa në minutën e 58-të Kari Arnason shtangu francezët edhe me golin e dytë në rrjetën e Hugo Lloris.
Megjithatë edhe përkundër këtij disavantazhi, të besuarit e trajnerit Didie Deshamp nuk u dorëzuan, pasi fillimisht në minutën e 86-të falë një autogoli të shënuar nga Holmar Ejofson ngushtuan rezultatin në 1:2, teksa Kylian Mbape me golin e shënuar në minutën e 90-të barazoi shifrat në 2:2.
Rikujtojmë Francën me 16 tetor e pret përballja me Gjermnainë në kuadër të Ligës së Kombeve, teksa Islanda një ditë më herët (15 tetor) do të përballet me Zvicrën.