Lajm jo i mirë për përfaqësuesen e Kosovës dhe trajnerin Bernard Çallandes në prag të ndeshjeve të tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Mbrojtësi Leart Paçarada është lënduar gjatë stërvitjes së fundit, me ç’rast nuk do të jetë i gatshëm për të ndihmuar skuadrën në ndeshjen e sotme kundër Maltës, ndërsa gjithashtu edhe në ndeshjen e 14 tetorit në transfertën kundër Ishujve Faroe.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar se mbrojtësi i Sandhausen, Paçarada do të rikthehet menjëherë në Gjermani.
“Futbollisti i Përfaqësueses ‘A’ Leart Paçarada, është lënduar gjatë stërvitjeve, ndaj nuk do të jetë në gjendje që ta ndihmojë ekipin në këto dy ndeshje dhe ai udhëton menjëherë për Gjermani”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ndeshja mes Kosovës dhe Maltës nis në orën 20:45.