Italia e Mançinit ka zhgënjyer sërish, teksa sonte ka barazuar 1:1 në miqësoren e zhvilluar në Xhenoa ndaj Ukrainës së Andrij Shevçenkos. Në këtë mënyrë “axurrët” nuk arritën ti japin fund fund krizës, që i ka kapluar ata tashmë disa ndeshje me rradhë.
Pas pjesës së parë pa gola, ishte Bernardeski, ai i cili shënoi i pari pas 10 minutave lojë në pjesën e dytë, edhe atë duke iu falënderuar gafës së portierit ukrainas, Pjatov.
Ukraina deri tek barazimi erdhi në minutën e 62-të falë golit të shënuar nga Malinovski.
Kjo ndeshje të dyja kombëtareve ju shërbeu si parapërgatitje për ndeshjet që i presin në Ligën e Kombeve, kur Italia me 14 tetor do të përballet me Poloninë në udhëtim, teksa Ukraina me 16 tetor në shtëpi do të mirëpret Republikën Çeke.