Shensoi: Të mundish Shkëndijën, nuk është punë e lehtë

Trajneri i Pelisterit, Naxhi Shensoj është shprehur shumë i kënaqur që në fund i’a doli që me skuadrën e tij të triumfojë në Kupën e Maqedonisë, duke mundur në finale një skuadër shumë të madhe, siç është Shkëndija, njofton “infOSport.mk”.

Ai në lojë është munduar të bëjë një lojë shahu, duke kërkuar nga ana e futbollistëve të tij që mos të bëjnë lëvizje individuale dhe njëkohësisht duke neutralizuar kundërshtarin për të bërë më të mirën, që në fund edhe i’a arriti qëllimit.

“Më vjen keq që penaltitë duhet të vendosin fituesin sepse është jo korrekte edhe për Shkëndijën të humb në këtë mënyrë. Kur luan me kundërshtar si Shkëndija me ekip cilësorë dhe individual si Ibraimi, Hasani, Junior, e tjerë të cilët unë si trajner kam kënaqësinë ti ndjek. Prandaj duhej të jemi të kujdesshëm si në shah, jo të bësh lëvizje vetë, por mos lejosh kundërshtari të bëjë më të mirën, që edhe arritëm. Ne jemi shumë të kënaqur, pasi sa më i fortë rivali në finale aq më i madh gëzimi”, deklaroi Naxhi Shensoi në konferencën e organizuar për shtyp pas përfundimit të ndeshjes.

Strategu nga Prizreni i Kosovës me trofeun e sontshëm mbajti premtimin e dhënë gjatë prezantimit të tij, ku kishte thënë se me Pelisterin e tij do ja arrijnë qëllimit që të luajnë në Evropë.

Leave a Reply