Puna e mirë që po bënë në krye të Struga Trim Lum i është shpërblyer trajnerit Aleksandar Tançeski, i cili është përfshirë në stafin teknik të seleksionuesit të përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, Dobrinko Ilievski – Pizhon.
Strategu i ri strugan u emërua si asistent te përfaqësuesja U21, ndërsa debutimin e tij në vendin e tij të ri të punës do ta ketë përballë Rusisë me 12 tetor në transfertë. Rikujtojmë kjo do të jetë ndeshja e parafundit e përfaqësueses shpresa të Maqedonisë në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2019-të në Itali, ndërsa këtë cikël shpresat e vendit do ta mbyllin vetëm 4 ditë më pas me ndeshjen në Shkup ndaj Gjibraltarit.
Tançeski tashmë për të dytin vit me rradhë po udhëheq ekipin e Struga Trim Lum, ndërsa ftesa dhe besimi i dhënë për Tançeskin është një dhuratë për ekipin strugan që këtë sezon llogaritet si një ndër pretendentët kryesor për inkuadrim në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.