Është zbuluar më në fund skenari që ka bërë që Zidane të largohet nga Real Madrid.
Gareth Bale është shkaku se pse francezi u largua nga drejtimi i Real Madrid.
Është ky përfundimi në të cilën ka dalë media e njohur “El Pais”, sipas të cilës gjithçka nisi me ato dy gola të wellsianit ndaj Liverpool në finale të Champions League.
Pas kësaj finale ish-lojtari i Tottenham do të linte të kuptohej se marrëdhëniet me Zidane nuk ishin aq të mira dhe se do të rishikonte mundësinë për t’u larguar.
Në ato kohë, francezi i kërkoi presidentit të klubit njërin prej yjeve, si Neymar, Salah apo Hazard.
Por kur Perez mori vesh se Ronaldo do të largohej, ai nuk dëshironte të lëshonte Bale, duke bërë që të ndryshojë strategjia e klubit.
Këtu me sa duket Zidane nuk e ka pëlqyer këtë strategji të re, duke dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Me largimin e Ronaldos dhe Zidane, Real Madrid po kalon ndoshta sezonin më të dobët të dekadës së fundit, pasi ka plot 4 ndeshje që nuk njeh fitore.
Kjo gjë nuk kishte ndodhur prej 13 vitesh.