Te Barcelona janë të shqetësuar për gjendjen fizike të Luis Suarez.
Sulmuese uruguaian ka probleme në gjurin e djathtë, ndaj duhet të ndjekë një program të veçantë stërvitor që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.
Ecuria e fazës riaftësuese do të përcaktojë edhe datën e saktë të rikthimit të futbollistit nën urdhrat e trajnerit Valverde.
Dëmtimi i Suarezit, në fakt, është një lajm i mirë për Interin, përpara përplasjes së dyfishtë mes dy klubeve në Ligën e Kampionëve më 24 tetor në “Kamp Nou” dhe dy javë më pas, me 6 nëntor, në “San Siro”.
Edhe pse pauza e kampionatit i jep mundësi lojtarit të humbasë më pak ndeshje, është e sigurt që do të mungojë në sfidën e shtëpisë me Seviljan, por me shumë mundësi edhe në “El Clasico-n” e 28 tetorit.