LDFM-Lindje, e gjithë vëmendja te derbi Kit Go-Boreci

Java e dytë në Ligën e Dytë – Lindje prodhon derbi ndeshjen midis Kit Go dhe Borecit, aktualisht dy skuadrave të para në renditje, me mysafirët që në 7 javët e para kanë arritur po aq fitore, njofton “infOSport.mk”.

Dueli i sotshëm ndaj Kit Go do të jetë testi më i rëndë për ekipin e trajnerit Gorazd Mihajllov dhe dyshes shqiptare Burhan Mustafa dhe Leonard Kallaba, që nuk e kanë shijuar ende aromën e disfatës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Pehçevë me fillim në ora 15:00, ndërsa në të njëjtën kohë do të zhvillohen edhe 4 ndeshje të tjera.

Bregallnica në Shtip do të mirëpret Plaçkovicën, pjesë e së cilës skuadër është tashmë ish kapiteni i tyre, Goran Zdravkov, Detonit Junior me Zhanko Savovin trajner do të tentojnë fitoren e dytë në kampionat, kësaj rradhe ndaj Sasa-s,  Vardar Negotina në shtëpi do të mirëpret Kozhuvin e Emir Skenderit, ndërsa Tikveshi si vendas ëshët favorit i madh përballë Partizan Obrshanit. Tikveshi pas Borecit është skuadra e dytë që nuk ka pësuar asnjë disfatë në këto 7 javë, ku ka arritur 4 fitore dhe 3 barazime.

LDFM – Lindje, Java VIII
Bregallnica 15:00 Plaçkovica
Detonit J. 15:00 Sasa
Kit Go 15:00 Boreci
Vardar N. 15:00 Kozhuvi
Tikveshi 15:00 Partizan O.

 

Leave a Reply