Ylli i Mercedes, Luis Hamilton triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Japonisë, duke prekur në këtë mënyrë edhe titullin e 5-të kampion Bote në karrierën e tij, njofton “infOSport.mk”. Britaniku falë fitores së sotme, tashmë ka 67 pikë diferencë ndaj ndjekësit më të afërt Sebastian Fetel nga skuderia e Ferarrit, ashtu që mund të shpallet kampion që në garën e ardhshme që do të mbahet në SHBA, tre xhiro para përfundimit të sezonit 2018-të.
I dyti në Japoni doli të jetë shoku i tij i skuadrës Valteri Botas, ndërsa në vendin e tretë u ndal Maks Verstapen i Red Bull.
Piloti tjetër i skuadrës austriake, Daniel Rikardo u ndal në pozitën e katërt, ndërsa Kimi Raikonen doli të jetë i 5-ti.
Gjermani i Ferarrit, Sebastian Fetel, i cili garën e sotme e nisi nga pozita e 8-të, e nisi mirë garën duke rikuperuar disa pozicione, por në një tentativë parakalimi ndaj Maks Verstapen gaboi në frenim dhe pati kontakt me holandezin, duke dëmtuar më shumë veten. Në fund, Fetel përfundoi garën i gjashti, ndërsa në TOP10 kishte vend edhe për Serhio Perez (7), Romen Grozhan (8), Esteban Okon (9) dhe Karlos Sajnc i riu (10).
A crucial moment in the grand prix, and the title race…
Lap 8: Seb 💥 Max#JapaneseGP 🇯🇵 #F1 pic.twitter.com/pTrYZ4z2uK
— Formula 1 (@F1) October 7, 2018