Fjalët kampionit Nurmagomedov pas kaosit: Nuk lejoj askënd të më ofendojë fenë time dhe familjen

Kampioni i UFC-së në kategorinë e lehtë, Khabib Nurmagomedov (27-0) ka dhënë një shpjegim të shkurtë për  kaosin që ndodhi pas përfundimit të luftës me Konor MekGregor (21-4), ndaj të cilit kishte një dominim të plotë, duke e detyruar irlandezin që të dorëzohet me “submission” (nënshtrim) në raundin e katërt. Megjithatë edhe përkundër paraqitjes së shkëlqyeshme të Nurmagomedov, i gjithë fokusi u përqëndrua te kaosi që ndodhi në palestrën “T-Mobile” në Las Vegas, kur Khabibi kërceu mbi kafaz dhe sulmoi Dylan Danis, njërin prej personave nga ekipi i MekGregor.

Ndërkohë persona të ekipit të Nurmagomedov u futën brenda në kafaz dhe sulmuan irlandezin Konor. Pas këtij sulmi të njëjtit u arrestuan nga policia amerikane, mirëpo shumë shpejt edhe u lëshuan në liri, pasi Konor nuk kishte ngritur padi ndaj tyre.

“I kërkoj falje Vegasit dhe Komisionit të Atletikës në Nevada. Nuk ishte ana ime më e mirë, e di. Mirëpo edhe unë jam njeri. Pse po flisni vetëm për atë që e kam kërcyer kafazin?Ai fliste gjepura për mua, për fenë timë, sulmoi autobusin, ndërsa ju po flisni vetëm për atë se paskam kërcyer mbi kafaz?

Babai im më ka mësuar të respektoj.

Në UFC ka vetëm një mbret dhe ai është Khabib Nurmagomedov

Në UFC ka vetëm një mbret dhe ai është Khabib Nurmagomedov

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 6 октомври 2018 г.

E patë se edhe sot e vura në vështirësi, dhe nuk kishte rrugëdalje tjetër vetëm se të dorëzohet – i gjithë ekipi i tij janë të tillë. Unë jam kampioni. Shihni ripin tim. Dua që të ndryshojë sportin, më kuptoni, nuk lejoj që dikush të përzihet apo të ofenojë fenë time, babanë tim! Kjo që ndodhi brenda në kafaz më bënë që të jem krenar, pasi jam i pamposhtur dhe kampion i padiskutueshëm. Babai im do të më qortojë kur të kthehem në shtëpi, e kam të qartë.

Edhe një gjë të fundit, pasi u bë problem se Vladimir Putin është fotografuar me Konor….Putini më telefonoi për të më uruar fitoren. Edhe njëherë i kërkoj falje Nevadas” – tha Nurmagomedov, duke falënderuar gazetarët e pranishëm në konferencën për shtyp.

Leave a Reply