Sot në futbollin vendor në program ishin ndeshjet e javës së 9-të në elitën e futbollit vendor, me të cilat u mbyll rrethi i parë i ndeshjeve nga gjithsej 4 të tilla sa zhvillohen brenda sezonit 2018/2019, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e vetme që këtë raund e mbylli pa asnjë disfatë është Vardari, skuadër kjo që edhe kryeson renditjen me 23 pikë, 7 më shumë se kampionët në fuqi të Shkëndijës që mbajnë vendin e dytë dhe Akademia Pandev që gjithashtu në këto javë ka grumbulluar 16 pikë.
Pas dy fitoreve të njëpasnjëshme dhe barazimit të sotëm ndaj Shkëndijës, Renova nën drejtimin e drejtorit sportiv Lirim Saiti dhe koordinatorit Skender Jonuzi morri plotë 7 pikë, duke u renditur tashmë në pozitën e katërt me 11 pikë, shifër këtë që gjithashtu e kanë edhe Pobeda dhe Rabotniçki në pozitat 5 dhe 6.
Me nga 10 pikë të tubuara në pozitat 7 dhe 8 renditen Makedonija GJ.P dhe Bellasica, ndërsa dy pozitat e fundit në renditje janë të rezervuara për dy skuadrat ish kampione, që peshojnë gjithsej 6 tituj, Sileksi dhe FC Shkupi.
# | Ekipi | Nd. | F | B | D | G-av. | Pikë |
1. | Vardar | 9 | 7 | 2 | 0 | 14:4 | 23 |
2. | Shkendija | 9 | 4 | 4 | 1 | 18:11 | 16 |
3. | Akademija Pandev | 9 | 5 | 1 | 3 | 12:9 | 16 |
4. | Renova | 9 | 3 | 2 | 4 | 11:11 | 11 |
5. | Pobeda | 9 | 3 | 2 | 4 | 6:8 | 11 |
6. | Rabotnicki | 9 | 3 | 2 | 4 | 12:18 | 11 |
7. | Makedonija GP | 9 | 2 | 4 | 3 | 8:7 | 10 |
8. | Belasica | 9 | 2 | 4 | 3 | 7:10 | 10 |
9. | Sileks | 9 | 1 | 4 | 4 | 6:11 | 7 |
10. | Shkupi | 9 | 1 | 3 | 5 | 6:11 | 6 |