Sulmohet trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli

Pak minuta pas përfundimit të ndeshjës midis Prishtinës dhe Llapit, trajneri i llapjanëve Bylbyl Sokoli është sulmuar në hyrje të banesës nga tre persona të panjohur.

I kontaktuar nga “IndeksOnline”, Sokoli mjaft i tronditur nga kjo që I kishte ndodhur ka thënë se është mirë dhe nuk ka ndonjë lëndim serioz.

“Jam mirë, nuk kam ndonjë lëndim serioz. S’kam ndonjë koment më shumë për momentin. Faleminderit për thirrjen” , ishin fjalët e trajnerit të KF LLapit.

Ai ishte dërguar me autoambulancë në spital, ndërsa sulmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ndryshe Llapi në transfertën në Prishtinë ishte mundur 2:1 nga skuadra prishtinase e Mirel Josës me rezultatin 2:1, me një gol të shënuar në çastet e fundit të takimit.

Leave a Reply