Umit Karan: Kishim vetëm dy ditë punë, shpresojmë të kemi rezultate më të mira në vijim

Strategu turk Umit Karan ka debutuar me barazim te Shkupi në ndeshjen me Rabotniçkin të zhvilluar sot në Çair në kuadër të xhiros së 9-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, e cila u mbyll me rezultat 1:1.

Karan pas ndeshjes ka folur edhe për mediat, duke theksuar se koha ishte e shkurtë që nga ardhja e tij deri te ndeshja e parë, ndërsa beson që në të ardhmen do të përmirësohet gjendja e skuadrës.

“U bënë dy ditë që kemi filluar punën me këtë ekip, me të vertetë nuk ishte një ndeshje e lehtë. Humbëm disa raste për gol, megjithatë uroj futbollistët e mi për lojën e treguar dhe shpresojmë që në të ardhmen të japim rezultate më të mira”, ka thënë Umit Karan pas ndeshjes.

Karan te Shkupi u prezantua të enjten, ndërsa kishte vetëm dy ditë në dispozicion për tu njohur dhe për ta përgatitur ekipin për takimin me Rabotniçkin./InfOSport.mk

Leave a Reply