Është mbyllur me barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes finales ndërmjet Pelisterit dhe Shkëndijës, që në këto momente po zhvillohet në Strumicë, njofton “infOSport.mk”.
Të dyja skuadrat në disa momente tentuan që të shënojnë golin e epërsisë, mirëpo përveç tentativave nga distanca, nuk u regjistrua ndonjë rast më konkret nga ana e të dyja skuadrave.
Bozhinovski ishte ai i cili tentoi nga distanca për të shënuar në rrjetën e Zahov, i cili paraprakisht pati edhe një intervenim të mirë, duke devijuar topin në rivënie nga këndi, ndërkohë në anën tjetër Besart Ibraimi dhe Zhunior ishin kanosjet për portierin Petrovski, që megjithatë nuk është që pati shumë punë.
Në këtë mënyrë Shkëndija dhe Pelisteri mbetet që golin ta kërkojnë gjatë pjesës së dytë, ku shpresojmë të shohim një futboll më cilësorë dhe më sulmues nga ana e të dyja skuadrave.