Një tjetër derbi lokal në kuadër të javës së 9-të është edhe ai midis FC Shkupit dhe Rabotniçkit. Të dyja skuadrat nuk po kalojnë momente të mira në kampionat, me FC Shkupin që në 8 ndeshje ka shënuar vetëm 1 fitore, edhe atë nën drejtimin e trajnerit Hajati Sojdash, i cili megjithatë u shkarkua pas disfatës së fundit ndaj Renovës në Tetovë, kur pësoi edhe disfatën e katërt në 5 ndeshje, aq sa udhëheqi FC Shkupin.
Rabotniçki tashmë ka më shumë se një muaj që nuk dinë për fitore. Për herë të fundit “romantikët” kishin mundur Akademia Pandevin (1:0) me 1 shtator, ndërsa në 4 ndeshjet e fundit pësoi po aq disfata, me një gol averazh 3:12, ku 6 gola pranoi vetëm në transfertën në Tetovë ndaj Shkëndijës kur kishte pësuar me rezultatin 6:2.
TË REJAT E FUNDIT TE FC SHKUPI
FC Shkupi vetëm dy ditë më parë ka emëruar trajnerin e ri, Umit Karan, një emër i njohur ky në futbollin turk. Bëhet fjalë për ish sulmuesin e Galatasarajit dhe kombëtares së Turqisë, i cili në postin e trajnerit zëvendësoi bashkëkombasin e tij, Hajati Sojdash.
Për Umit Karan do të jetë kjo hera e parë që do të udhëheq një skuadër si trajner kryesor, ndërsa gjithashtu në knferencën e sotme për shtyp, para të pranishmëve nga FC Shkupi prezantuan edhe drejtorin e ri gjeneral, Tufan Tash, i cili vjen në vendin e të larguarit, Shefshet Demiri.
MUNGESAT
Te FC Shkupi përveç futbollistit të lënduar, Besart Krivanjeva ndaj Rabotniçkit ka gjasa që të mungojë edhe Basilio Ndong. Futbollisti i krahut të majtë në stërvitjen e fundit gjatë ditës së djeshme ndjenjte dhimbje gjuri, ashtu që paraqita e tij është vënë në pikpyetje. Në anën tjetër te Rabotniçki do të mungojë mbrojtësi i krahut të djathtë Dushan Steviç dhe mesfushori Ljubomir Stefanoviç, që tashmë po mungon një kohë më të gjatë.
HISTORIA
Ndeshjet midis FC Shkupit dhe Rabotniçkit nuk prodhojnë edhe aq shumë gola. Mjafton të ju hedhim një sy tre ndeshjeve të fundit, ku janë shënuar 5 gola. Dy ndeshje e fundit janë mbyllur me barazimin 1:1, ndërsa një tjetër ndeshje ishte mbyllur me fitore të “romantikëve”. Dy fitore, tre barazime dhe katër disfata në 9 ndeshjet e fundit ka regjistruar FC Shkupi në ndeshjet si vendas, përfshirë këtu edhe fitoren e 10 shtatorit të vitit 2017-të, që njëherit është edhe e fundit në përballjet mes tyre.
Në 11 ndeshjet e fundit, në vetëm një prej tyre ka shënuar një nga futbollistët aktual. Bëhet fjalë për sulmuesin e Rabotniçkit Çinedu Gofri, i cili kishte shënuar golin e vetëm në fitoren e fundit të Rabotniçkit (1:0) me 29 tetor, ndërsa në të gjitha 10 ndeshjet e tjera kanë shënuar futbollistë që tashmë nuk janë pjesë e skuadrave pëkatëse. Edhe pse zakonisht në ndeshjet mes këtyre dy skuadrave nuk shënohen shumë gola, gëzon fakti se në 20 ndeshjet e fundit gjithnjë është shënuar të paktën një gol.