Skuadra e Shkëndijës që mbron trofeun e Kupës së Maqedonisë nga edicioni i kaluar, në ndeshjet çerekfinale të sezonit të kaluar do të përballet me Pobedën e Prilepit, njofton ‘infOSport.mk’.
Kështu vendosi shorti i hedhur sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, aty ku kundërshtarin e saj mësoi edhe skuadra dibrane e Korabit. Skuadra që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Mensur Nexhipi në këtë fazë do të përballet me Akademia Pandevin, Sileksi për kundërshtarë do të ketë Bellasicën, teksa goglat mes tyre shortuan edhe dy skuadrat shkupjane, Makedonija GJ.P dhe Rabotniçkin.
Ndeshjet e para në program janë me datë 7 nëntor, teksa ato kthyese me datë 5 dhjetor.
Kupa e Maqedonisë |
Ndeshjet çerekfinale |
|
|
Makedonija Gj.P |
– |
Rabotniçki |
|
|