Reali gati të harxhojë 110 mln euro për Dybala-n

Real Madrid ka rritur interesimin për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala. Kampionët në fuqi të Botës dhe Europës ende janë në kërkim të pasuesit të Kristiano Ronaldos, i cili gjatë merkatos së verës që lamë pas iu bashkua pikërisht Juventusit.

Sipas mediave spanjolle, Real Madridi ka rritur kontaktet me agjentët e sulmuesit argjentinas, të cilin me çdo kusht e dëshirojnë në rradhët e tyre.

Madrilenët synojnë që gjatë afatit kalimtar të janarit ta blejnë një super-lojtar, dhe Dybala thuhet se është në krye të listës së skuadrës “mbretërore”.

Siç raportojnë mediat iberike, gjigantët spanjoll janë të gatshëm t’ia ofrojnë Juves 110 milionë euro për argjentinasin, i cili shkëlqeu në ndeshjen e fundit të ‘Zonjës së Vjetër’ në Ligën e Kampionëve kur thuajse i vetëm mundi Jang Bojsin zviceran duke i shënuar që të tre golat  në fitoren 3:0 të ‘bardhezinjëve’.

 

Leave a Reply