Sulmuesi Samir Fazli shumë shpejtë ka gjetur golin debutues me fanellën e Shkëndijës. Sulmuesi shkupjan që në ndeshjen e tij të dytë me fanellën “kuqezi” ka arritur që të shënojë gol, edhe atë në përballjen e kthimit të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë kundër Kit Go, njofton ‘infOSport.mk’.
Samir Fazli shënon golin debutues me fanellën e Shkëndijës
Samir Fazli shënon golin debutues me fanellën e ShkëndijësKIT GO – SHKËNDIJA 0:3(S. Fazli 28')
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 3 октомври 2018 г.
Fazli shënoi golin e tretë në minutën e 28-të, pasi paraprakisht në minutën e 2-të Shefit Shefiti dhe në minutën e 20-të Gledi Mici kishin shënuar dy golat tjerë për ekipin e Qatip Osmanit, i cili në këtë ndeshje ka vendosur të ju jap rastin disa nga futbollistëve që në këtë fillim sezoni kishin më pak minutazh.
Rikujtojmë Samir Fazli, Shkëndijës iu bashkua vetëm në ditën e fundit të merkatos së verës, mirëpo për shkak dokumentacionit, ai debutimin e tij bëri vetëm në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Akademia Pandev në Strumicë.