Kit Go-Shkëndija, momenti i kthesës së Shkëndijës

Skuadra kampione në fuqi e Maqedonisë, Shkëndija nuk është duke kaluar një formë të mirë, ndërsa këtë më së miri e dëshmojnë edhe rezultatet e fundit, shkruan ‘infOSport.mk’. Skuadra e Qatip Osmanit në dy ndeshjet e fundit kampionale ka marrë vetëm një pikë, duke mos shënuar asnjë gol.

Ata u mundën nga Pobeda në Tetovë, teksa barazuan së fundmi në Strumicë ndaj Akademia Pandev, duke ngecur pas Vardarit me plotë 5 pikë.

Sot ‘kuqezinjtë’ zhvillojnë ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë ndaj Kit Go, që e shohin si një  mundësi të mirë për të bërë kthesën drejt një serie të re pozitive.

Rikujtojmë Shkëndija kishte një seri prej gjashtë fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat dhe Kupë, ndërsa shpresojnë se pikërisht sot ndaj Kit Go në Pehçevë do të nisin një tjetër, e cila ndoshta do të zgjaste edhe më shumë dhe do i vendoste ata në pozitën e parë, që njëherit kanë edhe si piksynim kryesor në sezonin e ri.

Ndeshja Kit Go-Shkëndija starton në ora 15:00, ndërsa Shkëndija në këtë ndeshje futet me një epërsi prej dy golash pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Tetovë.

 

Leave a Reply